
Dërgohet mesazh i qartë për Rusinë nga Praga
Në Pragë të Çekisë u mblodhën liderët e 44 vendeve evropiane për t’i dërguar një sinjal të qartë Rusisë se Evropa është e bashkuar dhe pa të. Emanuel Macron, ideatori i Komunitetit Politik Evropian, tha nga Praga se samiti përurues i Bashkësisë Politike Evropiane “tregon unitetin e kontinentit evropian, teksa ai po përballet me pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë”.
Sipas tij synimi, pikë së pari, është “të këmbehen pikëpamjet për situatën në Evropë, por po ashtu për të ndërtuar një strategji të përbashkët”.