AlbanianEnglish

Deputeti turk thyen telefonin me çekiç si protestë për ligjin e ri të mediave

Politikanët e opozitës në Turqi shprehën zemërimin e tyre ndaj një ligji të miratuar nga parlamenti turk të enjten, pwr tw cilin kritikët pretendojnë se do të forcojë më tej liritë e shtypit dhe mediave sociale në vend.
Në një akt befasues ‘proteste’, deputeti i opozitës Burak Erbay theu celularin e tij me një çekiç gjatë një fjalimi në Asamblenë Kombëtare për të denoncuar projektligjin që pretendon të luftojë lajmet e rreme dhe “dezinformimin në internet”.
BE-ja ka shprehur shqetësimin se projektligji, i propozuar nga presidenti Recep Tayyip Erdogan, do të përdoret për të bllokuar e sulmuar raportimin e pavarur.
“Ne kemi frikë se mund të kufizojë më tej liritë, lirinë e shprehjes dhe median e pavarur në Turqi,” tha zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano duke shtuar: “Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për dispozitën e ligjit që parashikon dënim me burg për krimin e dezinformimit”.
Sipas ligjit të ri, rrjetet e mediave sociale dhe faqet e internetit duhet të publikojnë detaje të përdoruesve të dyshuar për “propagandim informacioni mashtrues”, ndërsa të akuzuarit mund të dënohen me burgim deri në tre vjet.
Ai ndalon njerëzit të përhapin “informacion të rremë për sigurinë e brendshme dhe të jashtme, rendin publik dhe mirëqenien e përgjithshme të vendit, që sipas qeverisw mund të krijojnë ankth, frikë ose panik në publik”.

Ligji u miratua me mbështetjen e partisë qeverisëse të Erdoganit AKP dhe aleatëve nacionalistë ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet në qershor, të cilat do ta shohin udhëheqësin aktual të përballet me votuesit të frustruar nga një ekonomi e dështuar.

Ligji i ri pason legjislacionin e miratuar nga Ankaraja në vitin 2020, i cili detyroi platformat e mediave sociale t’u binden urdhrave të gjykatës turke për të hequr përmbajtjen që raportohet si fyese qoftë nga individët ose nga qeveria brenda 48 orëve.

*Tibo News

You don't have permission to register