Deputeti i Bundestagut: Shqipëria të shkëputet nga Maqedonia e Veriut

Deputeti i Bundestagut, Peter Beyer tha në Tiranë, se Gjermania e mbështet idenë e anëtarëve të asociuar në BE, si një mundësi për të bashkëpunuar më ngushtë dhe afruar këto vende me BE.

Peter Beyer, deputet dhe kryeraportues për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Grupit Parlamentar të CDU/CSU në Bundestagun gjerman deklaroi në Tiranë, se ka ardhur koha për shkëputjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut,  lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe zhvillimin e Konferencës së parë ndërqeveritare të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.