
Deputeti Agron Çela i bashkohet Partisë Socialiste
Deputeti Agron Çela i është bashkuar zyrtarisht Partisë Socialiste.
Pasditen e kësaj të marte ai ishte në Kryeministri ku zhvilloi një takim me Ramën dhe ministren Elisa Spiropali.
Edhe vetë kreu i qeverisë e ka konfirmuar një gjë të tillë, ku në rrjete sociale ka postuar disa foto nga takimi me Agron Çelën.
Rama shkruan në postimin e tij, se Shkodra na bashkon.
Ai sqaron më tej takimin me deputetët e Shkodrës mes të cilëve edhe Benet Becin për ecurinë e projekteve zhvillimore të këtij mandati qeverisës me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
*Tibo News