
Dentistët paralajmërojnë: Mos i blini në internet, pse?
Dentistët në Britani kanë paralajmëruar të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale të mos ndikohen nga reklamat apo videot e mbajtëseve transparente të dhëmbëve, të cilat porositen në internet.
Ata thonë se ky produkt dëmton dhëmbët e përparmë, aq sa nuk mund të kafshohet një mollë me to, pasi nuk kryhet kontrolli i duhur dhe konsulta nga dentisti.
Smile Direct Club, kompania më e madhe që shet të ashtuquajturat aligners në internet thotë se ata i drejtojnë dhëmbët më shpejt dhe më lirë se ato tradicionale.
Por shumë dentistë dhe ortodontë besojnë se klientët e të ashtuquajturës ‘stomatologji në distancë’ nuk janë të vetëdijshëm për dëmin që mund të shkaktohet nga aligners nëse nuk konsultohen apo pajisen personalisht nga një dentist.
Këto mbajtëse, kushtojnë rreth 1800 paund dhe shiten pa patur nevojë për vizitë tek dentisti.
Sipas SDC, platforma e saj ka përmirësuar aksesin në kujdesin oral dhe “ka mundësuar trajtim të suksesshëm për më shumë se 1.8 milion njerëz”. “Shumica dërrmuese” e përdoruesve kanë pasur një “përvojë të shkëlqyer.
Por persona të ndryshëm të cilët i kanë provuar dhe mbajtur akuzojnë së dhëmbët e tyre tashmë janë më të ndjeshëm, më të dobët dhe të shtrembëruar, sidomos dhëmbët e përparmë.
*Tibo News