Dënohet Steve Bannon, Donald Trump thirret për të dëshmuar

Steve Bannon, krahu i djathtë i ish-presidentit Donald Trump është dënuar me 4 muaj burg pasi refuzoi të bashkëpunojë me komitetin i cili heton sulmet e 6 janarit 2021.

Tanimë radhën për të dëshmuar e ka ish-presidenti Trump. Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve i ka kërkuar që në 4 nëntor të dorëzojë dokumente dhe duhet të paraqitet për të dëshmuar rreth datës 14 nëntor.