Dënohet shqiptarja që vrau me thikë pronarin e shtëpisë në Itali

Është dënuar me tetë vite burg shqiptarja Mide Ndreu e cila vrau pronarin 68 vjeçar të shëpisë në Itali ku punonte si pastruese.

Ajo ishte dënuar me 16 e gjysmë vite burg për vrasje me dashje të shkallës së parë në Novara, por vitin e kaluar gjykata e Apelit të Torinos njohu rrethanat e përgjithshme lehtësuese dhe atë specifike të provokimit, të mohuar në shkallë të parë, duke e ulur dënimin në tetë vite, siç e raportojnë mediat italiane.

Shqiptarja ka pretenduar se pronari i shtëpisë në Itali e ngacmonte atë seksualisht.

Ngjarja e rëndë në fakt ndodhi që më 24 nëntor 2021. Mediat italiane tregojnë 68 vjeçari Antonio Amicucci e ngacmoi seksualisht. Mide Ndreu ka marrë një thikë në kuzhinë dhe e ka goditur rreth 13 herë, duke e lënë të vdekur në vend.

Ajo rrëfeu vetë në polici duke thënë se e kishte kryer vrasjen për vetëmbrojtje.