
Dënohet Partizani dhe Tirana nga “Disiplina”
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka vendosur të dënojë klubet e Partizanit dhe të Tiranës për sjelljen e spektatorëve.
Në lojën e derbit të 7 Majit në “Elbasan Arena”. Ata hodhën sende në fushë, dëmtuan stadiumin dhe ndërprenë përkohësisht lojën.
Bardheblutë u gjobitën 200.000 lekë.
Vllaznia u dënua me 50.000 lekë gjobë për sjelljen e gabuar të tifozëve.
Kristi Qarri i Kuqebluve u dënua për sjellje antisportive me 2 ndeshje pezullim.
Trajneri i Skënderbeut, Skënder Gega u dëuna me 50.000 lekë gjobë për përhapjen e deklaratave denigruese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, pas përfundimit të ndeshjes Dinamo- Skënderbeu.
*Tibo News.