Dënohen me 12 vjet punë të rëndë 2 adoleshentë, vetëm se panë video nga Koreja e Jugut

Koreja e Veriut ka dënuar publikisht dy djem adoleshentë me 12 vjet punë të rëndë pasi këta të fundit kanë parë përmbajtje televizive të konsideruara si drama koreane të Jugut.

Pamjet e rënda të publikuara në mediat ndërkombëtare, tregojnë dy djem 16-vjeçarë të prangosur përballë qindra studentëve në një stadium në natyrë. Gjithashtu tregon oficerët me uniformë që i qortojnë djemtë se nuk “reflektuan thellë për gabimet e tyre”.

Shfaqjet e Koresë së Jugut, përfshirë TV, janë të ndaluara në Korenë e Veriut. Pavarësisht kësaj, disa janë të përgatitur të rrezikojnë dënime të rënda për t’i parë të ashtuquajturat K-Drama të cilat kanë një audiencë të madhe globale dhe për shkak të jetës së vështirë me regjimin e ashpër në Veri.

Koreja e Veriut ndalon që fotot dhe videot që të dalin në botën e jashtme, apo të ekspozohen. Videoja fillimisht u publikua nga një institut kërkimor që punon me ‘dezertorët nga veriu’.

Qeveria e Koresë së Veriut sugjeron që autoritetet po kundërshtojnë më shumë incidente të tilla. Klipi thuhet se është shpërndarë në Korenë e Veriut për edukim ideologjik dhe për të paralajmëruar qytetarët që të mos shikojnë “incizime dekadente”. Oficerët publikuan adresat dhe emrat e djemve në formë ndëshkimi shtesë dhe ndjenje turpi.  Në të kaluarën, të miturit që shkelnin ‘ligjin’ në këtë mënyrë dërgoheshin në kampet e punës së të rinjve në vend që të futeshin pas hekurave dhe dënimi ishte zakonisht më pak se pesë vjet.

Sidoqoftë, në vitin 2020, Pheniani miratoi një ligj për ta bërë të dënueshme me vdekje shikimin ose shpërndarjen e ahfaqjeve apo filmave argëtues të Koresë së Jugut. Pheniani e sheh përhapjen e K-dramave dhe K-pop-it si një rrezik për ideologjinë e tij.

Koreano-veriorët filluan të shijonin shfaqjet e Koresë së Jugut në vitet 2000, gjatë viteve të “politikës së diellit” të Jugut, e cila e pa atë duke ofruar ndihmë të pakushtëzuar ekonomike dhe humanitare për Veriun. Seuli i dha fund politikës në vitin 2010, duke thënë se zbuloi se ndihma nuk arriti tek koreano-veriorët e zakonshëm për të cilët synohej dhe se nuk kishte rezultuar në ndonjë “ndryshim pozitiv” në sjelljen e Phenianit. Por kinematografia e Koresë së Jugut vazhdoi të arrinte në Korenë e Veriut përmes Kinës. “Nëse kapeni duke parë një dramë amerikane, mund të largoheni me një ryshfet, por nëse shikoni një dramë koreane, ju vriteni”, ka treguar një dezertor nga Koreja e Veriut. Për popullin koreano-verior, dramat koreane janë një “drogë” që i ndihmon ata të harrojnë realitetin e tyre të vështirë.