
Demokratët fitojnë në Georgia
Kandidati demokrat ka mposhtur kundërshtarin e tij republikan në Georgia. Zgjedhjet kaluan në balotazh sepse asnjëri nga kandidatët nuk mori më shumë se 50% të votave më 8 nëntor.
Procesi u cilësua shumë “i rëndësishëm” nga presidenti demokrat Joe Biden, megjithëse balanca e pushtetit në Kongres ishte vendosur tashmë, pasi fitorja e partisë së tij në këtë shtet do të forcojë shumicën e saj në Senat.