Dell nis me shkurtimet e vendeve të punës

Dell është firma e fundit e teknologjisë e këtyre përmasave, e cila po shkurton vendet e punës. Prodhuesi i PC-ve tha se do të pushonte nga puna rreth 5% të fuqisë punëtore globale.

Plani u raportua fillimisht nga Bloomberg. Ai citoi një memorandum për stafin nga Jeff Clarke. Në të ai thotë se kushtet e tregut “vazhdojnë të gërryen”.

Dell është dëmtuar nga rënia e kërkesës për kompjuterët që prodhon. Tashmë Dell ka marrë masa për kursimin e kostos, duke përfshirë shkurtim në punonjës dhe kufizime për udhëtimet e stafit. Megjithatë kërkesa ka rënë pas një bumi dy-vjeçar të nxitur nga kalimi i punëve në shtëpi.

Firmat e teknologjisë nga Microsoft në Amazon kanë pushuar nga puna mijëra staf javët e fundit. Kjo pasi konsumatorët dhe kompanitë ulën shpenzimet në përgjigje të inflacionit të lartë dhe rritjes së normave të interesit.

Një raport javën e kaluar tregoi se pushimet nga puna në SHBA kanë tejkaluar nivelin më të lartë të dy viteve në janar. Firmat e teknologjisë kanë reduktuar stafin me ritmin e dytë më të lartë në rekord.