Deklaratat Kurti-Vuçiç, pas marrëveshjes për dokumentet

Aleksandar Vuçiç e cilësoi pozitive marrëveshjen e arritur për dokumentet mes Beogradit dhe Prishtinës. Megjithatë, Vuçiç theksoi se marrëveshja është verbale dhe se nuk do të thotë është njohur Kosova si shtet i pavarur.

Ndërsa Albin Kurti ka deklaruar se vendi është i interesuar që të arrihet marrëveshje me Serbinë, e cila do të kishte në qendër njohjen reciproke. Sipas tij, në mungesë të një marrëveshjeje, Kosova do të vendosë reciprocitet të plotë.