
Dëborë në male, si do jetë moti sot në çdo qytet?
Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar përgjatë orëve të para të ditës do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare.
Parashikohet që kthjellimet më të dukshme të jenë në zonat perëndimore.
Por gjatë pasdites dhe mbrëmjes parashikohet që vranësirat të theksohen në të gjithë vendin tonë duke sjellë reshje të pakta shiu dhe reshje të pakta dëbore në zonat malore. Më të dukshme reshjet do të jenë në zonat Jugore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke u luhatur nga -6°C deri në 15°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga Verilindore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.
*Tibo News