Dëborë dhe shi në territorin e vendit, ARRSH apel shoferëve

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në rajonin jugor dhe qëndror të vendit, moti ka qenë i vranët dhe me reshje shiu pa intensitet, gjë që nuk ka sjellë probleme në akset rrugore në të cilat qarkullimi vijon normalisht.

Më tej, ARRSH njofton se në rajonin verior ka pasur reshje dëbore me intesitet, grupet e punës janë në terren me mjete dhe punëtorë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës, si në:

Kukës-Krumë ,dhe Kukës-Ura e Zapotit, në segmentin rrugor Dushaj-Sheshi i Trageteve-Lekbibaj në lartësinë mbi 700m, në Qafë Thore, në Vau i Dejes-Pukë-Kukës,Fushë Arrëz-Qafë Mali-Kukës, Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë-Tropojë-Shipshan-Sopot-Kërrnaje, Bajram Curri-Fierzë.

Autoriteti Rrugor bën apel që drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.