Dëbora “paralizon” Kanadanë, mbyllen shkollat dhe bizneset

Reshjet e dëborës kanë paralizuar provincat lindore të Kanadasë të hënën pasi një metër borë ra gjatë fundjavës. Për këtë shkak bizneset, shkollat dhe institucionet publike u mbyllën, ndërsa pati edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Banorët në rrjeteve sociale kanë treguar me anë të fotove dhe videove që dëbora u kishte bllokuar dyert dhe mbuluar çatit e shtëpive.

Në Aeroportin Ndërkombëtar Halifax, shumë fluturime u vonuan ose u anuluan. U pezullua funksionimi i transportit publik në qytet.