
Debati i imigracionit, Elon Musk viziton kufirin Teksas-Meksikë
Miliarderi Elon Musk është bërë pjesë e debatit të imigracionit në SHBA duke bërë një vizitë në kufirin e Teksasit me Meksikën për t’u takuar me politikanë vendas dhe forcat e rendit.
Vizita e Musk erdhi pasi mijëra emigrantë kanë shkuar në Meksikën veriore në ditët e fundit me trena mallrash dhe autobusë, më pas kaluan kufirin e SHBA-së në Teksas, Arizona dhe Kaliforni në një rritje të valës së njerëzve që kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara.