Debate në Këshillin e Europës për fjalimin e Ramës

Fjala e kryeministrit Edi Rama në asamblenë e Këshillit të Evropës, për raportin e Dick Marty mbi trafikimin e organeve gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkaktoi debate në sallë, veçanërisht me përfaqësuesit e Rumanisë dhe Serbisë, dy vende të cilat nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur.

Kryeministri Rama e cilësoi raportin si një nga lajmet më të tmerrshme të rreme të shpërndara ndonjëherë. por përfaqësuesi i Rumanisë, Lulian Bulai tha se ky organ i Këshillit të Europës nuk është Prokurori, duke shtuar se duhen pritur përgjigjet nga Prokuroria e Hagës fillimisht.

*Tibo News