
Debate në Bruksel për anëtarësimet, Rama: Një gjë është e sigurt si vdekja…
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar për planin e Charles Michel për zgjerimin e Bashkimit Europian deri në vitin 2030 dhe kundërshtimet që ka pasur në Bruksel.
Rama shkruan në rrjetet sociale se në gjendjen aktuale të punëve europiane, të qëndrosh në autobusin e Bashkimit Europian edhe pa ndenjëse është më e sigurt sesa të ulesh në një aeroplan rus.
Postimi i Ramës: Po sigurisht, kjo është arsyeja pse autobusi nuk mund të bëhet kurrë aeroplan… Gjithsesi më besoni, në statusin aktual, të qëndrosh në autobusin e BE-së edhe pa ndenjëse është më e sigurt se të ulesh në një avion rus, sepse udhëtimi mund të jetë shumë i ngadaltë dhe destinacioni ynë është shumë larg, por një gjë është e sigurt si vdekja: Ky autobus nuk do të rrëzohet kurrë
Reagimet vijnë menjëherë pasi Komisioni Europian rrëzoi të martën planin me objektivin e Charles Michel oër zgjerimin e BE-së në 2030-ën.
Dy institucionet kryesore në Bruksel u përplasën përsëri pasi ekzekutivi i BE-së u tërhoq kundër vërejtjeve të presidentit të Këshillit Evropian se blloku duhet të jetë gati të pranojë anëtarë të rinj në vitin 2030.
“Ne nuk jemi të fokusuar në një datë, por të fokusuar në punën me vendet kandidate për t’u përgatitur për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian,” tha zëvendës zëdhënësja e Komisionit Dana Spinant në një konferencë të përditshme për shtyp të martën.