
Dasma me tre fustane nusërie e Jennifer Lopez
Dasma e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck është komentuar si një përrallë e vërtetë, e sidomos duke marrë parasysh historinë e tyre të dashurisë.
Aktorja e Marry Me ka publikuar fotot e nusërisë se J.Lo të cilat po thyejnë rrjetin.
Vetëm disa javë pasi u martuan zyrtarisht në Las Vegas, Ben Affleck, 50 vjeç dhe Jennifer, 53 vjeç, organizuan një ceremoni luksoze martese në vilën e aktorit në Gjeorgji.
Të ftuarit ishin njerëz të afërt të çiftit, miq të ngushtë etj, si shokun më të mirë të Benit, Matt Damon, komedianin Kevin Smith, aktorin Jason Mewes dhe fëmijët e çiftit; fëmijët e Ben dhe të Jennifer Lopez.
Fansat kanë pritur të shohin fotot e çiftit të sapomartuar dhe JLo më në fund i publikoi ato.
Në një postim në Instagram, këngëtarja e Love Don’t Cost A Thing shihet me një vello në fytyrën e saj.
Secili prej fustaneve u dizajnua nga stilisti amerikan Ralph Lauren, ndërsa Ben mbajti veshur një smoking nga e njëjta shtëpi e modës.
“Fustanet ishin ëndërrimtare… faleminderit Ralph Lauren”, shkroi Jennifer në faqen e saj të internetit, ndërsa premtoi se do të ndajë më shumë foto në ditët e mëvonshme.
*Tibo News