
Dasma e showbiz-it që zgjati vetëm 18 ditë
Diçka shkoi keq me aktorin Mario Lopez dhe të dashurën e tij, Ali Landry. Ata ishin një çift shumë i dashur dhe për 6 vite ishin ndër çiftet më të pëlqyer të Amerikës.
Mirëpo, vetëm 18 ditë pasi u martuan, marrëdhënia e tyre mbeti në të kaluarën.
Dy javë pas martesës së tyre, aktorja dhe modelja, Ali Landry e anuloi martesën me Lopez-in për shkak të tradhtisë së tij, ku ai dyshohet se e tradhtoi gjatë festës së tij të beqarisë vetëm disa ditë para dasmës së tyre.
Tetëmbëdhjetë vjet pasi ndodhi, Ali Landry ende e kujton martesën e saj të shkurtër me Mario Lopez dhe gjithçka që ndodhi me të, si “të tmerrshme”.
Dyshja u njohën në konkursin Miss Teen USA në 1998 dhe qëndruan së bashku për 6 vjet.