
Dashuria “troket” këtë pranverë për këto 3 shenja
Kemi vetëm pak ditë që kemi hyrë në pranverë dhe dielli duket se do të rrezatojë më tepër për disa nga shenjat e horoskopit. Pranvera cilësohet si stina më romantike e vitit, por ja cilat janë shenjat fatlume që kanë shumë gjasa të dashurojnë në muajt në vijim.
Peshorja
Këtë pranverë do ta kujtoni për një kohë të gjatë. Planet tuaja përfshijnë dashuri, pasion dhe momente sensuale. Ju keni mënyrën tuaj për ta bërë jetën të ëmbël dhe argëtuese, kështu që askush nuk mund t’ju rezistojë. Planetët ju mbështesin, veçanërisht nëse jeni beqarë.
Shigjetari
Dashuria për partnerin është aq e fortë dhe intensive sa është e sigurt që këtë sezon do të hidhni hapin e radhës në marrëdhënien tuaj (nëse nuk e keni planifikuar tashmë). Edhe nëse nuk jeni ende në një lidhje, përgatituni për takime argëtuese dhe aventura të papritura plot kënaqësi.
Peshqit
Në muajt e ardhshëm do të jetoni aventura pasionante njëra pas tjetrës. Ju presin momente plot lumturi dhe dashuri. Duke qenë se nuk jeni njerëz që dëshironi të lëndoni të tjerët, jeni gjithmonë të sjellshëm dhe kjo do të vihet re nga personi “i duhur” (nëse e kuptoni se çfarë nënkuptojmë).