Dashuria për kafshët yogën dhe kthimi nga SHBA, Jonida Çobani: Luksi dhe një shtëpi më e madhe nuk ta mbush shpirtin

Një ditë të bukur nuk doja të vrapoja mbas një jete qe gjithmonë ishte një maratone e lodhshme, për tu paraqitur e suksesshme, e veshur gjithmonë shik, duke ngarë makine luks, një adresë në një zone me nivel të lartë ekonomi,  duhet të dukesha gjithnjë e zgjuar, e dashur, e devotshme, e shpejtë. Drita brenda meje po mbulohej gjithnjë e më shumë dhe po humbiste shkëlqimin.

Shumë persona jetojnë me dëshirën e plotësimit të ëndrrës amerikane, të paktë të numër janë ata e duan, ndërsa të tjerë zgjedhin ta lënë përgjysmë. Një ndër ta është edhe Jonida Çobani, pasi jetoi dhe punoi si interior design në Amerikë dhe pas të gjithë suksesit që do të arrinte atje vendosi të kthehej në Shqipëri dhe të bënte një jetë më të thjeshtë por më përmbushëse.

Jonida i kishte kaluar të gjitha sfidat e saj në tokën e ëndrrave, por do të luftonte çdo ditë me dëshirën e madhe për tu kthyer në vendlindje prandaj vendosi të kthehej në Shqipëri për ta rindërtuar gjithçka sërish. Në jetë duhet të vlerësojmë ato gjëra që nuk kanë çmim, ato gjëra që ne nuk i blejmë dot.

Amerika i mësoi Jonidës se çfarë ajo dëshironte vërtetë, kthimi në vendlindje arriti ta përmbush atë me të gjitha gjërat në dukje të vogla por me një brendi më të madhe për të.