Dashamir Shehi ndahet nga Lulzim Basha dhe Sali Berisha

Dashamir Shehi është bashkuar me Ekrem Spahinë, kryetarin e Partisë lëvizja e Legalitetit për të dalë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 pasi ndihet i zhgënjyer nga aleatët tradicionalë të opozitës.

Gjatë fjalës së mbajtur në Këshillin Kombëtar të LZHK për parapërgatitjet zgjedhore, kryetari Shehi u shpreh me kritika të forta ndaj koalicionit opozitar me PD dhe LSI-në.

Ai tha:

”Kemi konsumuar 2 vjet e gjysmë një herë me gjet kush është i pari në këtë grup pastaj kush është I dyti, pastaj kush është miku I amerikanëve, kush është armiku i rusëve. Kemi dy vjet e gjysmë me këtë punë, se cfarë halli ka Shqipëria, kanë qytetarët, për këtë s’e kanë vrarë mendjen fare.”

Dashamir Shehi shtoi se rrugëtimi një vjecar deri në zgjedhjet e ardhshme për opozitën do të jetë i vështirë.

“Përcarja, thashethemi, konsumimi, korruptimi deri diku, se të jemi realist, nuk është se kanë qenë të gjithë të pastër në kët gjë”

Kreu i LZHK sqaroi edhe pse vendosi të ndahet nga aleatët e tij tradicionalë dhe se cfarë e dallon nga ata.

“Unë gjykoj që pjesëmarrja në jetën parlamentare, në jetën aktive parlamentare, është aksi I të qenit opozitar. Aq i kemi mbledhur njerëzit, I kemi lodhur, I kemi ftuar për të votuar, për cfarë, që të përfaqësohen pra në parlament”

Ndërsa lidhur me reformën zgjedhore, Shehi u shpreh:

“Këto zotërinjtë duan ta fusin reformën në një negociatë mes grupeve partive,kryetari kësajt, kryetari asajt, muhabete bosh. Deri tani nuk kam dëgju një ide të qartë një ide të vendosur, a duan ta ndryshojnë sistemin apo jo, dhe kam frikë se nuk kanë ndërmend ta ndryshojnë”