
DASH thirrje Shqipërisë të bëjë më shumë për të luftuar trafikimin e qënieve njerëzore
Departamenti Amerikan i Shtetit i bën thirrje Shqipërisë të rrisë përpjekjet për të luftuar trafikimin e qënieve njerëzore dhe të hetojë zyrtatët e përfshirë në këto operacione.
Në raportin mbi trafikun e qenieve njerëzore për vitin 2022, i cili përfshin vlerësimet për rreth 190 vende të botës, DASH thoët se Shqipëria, e cila përfshihet ne raundin e dytë, nuk përmbush plotësisht standardet minimale por ka rritur përpjekjet për luftën kundër trafikimit.
DASH thotë se përfshirja e zyrtarëve në krimet e trafikimit mbetet një shqetësim madhor dhe se qeveria nuk raportoi asnjë ndjekje penale apo dënim të zyrtarëve, pavarësisht akuzave serioze, ndërsa shkarkoi një oficer policie nga posti i tij.
Raporti vë në pah se qeverisë i mungojnë edhe burimet për të trajtuar grupet e cenueshme dhe për kujdes afatgjatë, punësim dhe përpjekje të tjera riintegrimi për të mbijetuarit e trafikimit.
Raporti thekson se trafikantët e qenieve njerëzore shfrytëzojnë viktimat e brendshme dhe të huaja në Shqipëri si dhe jashtë saj.
*Tibo News