DASH: Serbia t’i kthehet dialogut të ndërmjetësuar nga BE

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller, ka folur në një konferencë për media edhe mbi zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi, të cilat janë kritikuar për parregullsi nga OSBE-ja. Ai ka thënë se SHBA ka shqyrtuar konkluzionet paraprake të misionit të vëzhgimit të OSBE-së mbi zgjedhjet e së dielës.

Miller tha se pretendimet për parregullsi të raportuara nga OSBE-ja dhe ekipet e tjera të vëzhgimit të zgjedhjeve parlamentare në Serbi duhet të hetohen, dhe dhuna e drejtuar ndaj autoriteteve zgjedhore, gazetarëve, vëzhguesve të akredituar, për të cilat ata kanë parë raporte, është e papranueshme.

I pyetur se si do të ndikojnë parregullsitë zgjedhore të 17 dhjetorit në marrëdhëniet e SHBA-së me Beogradin zyrtar, Miller tha se nuk dëshiron të japë një koment specifik lidhur mbi këtë çështje, por Serbia duhet të de-përshkallëzojë tensionet dhe t’i kthehet dialogut me Kosovën, me ndërmjetësimin e BE-së.