
DASH, sanksione të reja për çrrënjosjen e korrupsionit në Ballkanin Perëndimor
Departamenti i Shtetit ka si synim që të çrrënjos korrupsionin në Ballkanin Perëndimor. Deklarata është bërë nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Amerikan, Ned Price në një konferencë për media.
Sipas tij, metoda më e mirë për ta bërë këtë është sanksionimi. Mes të tjerash Price thekson se Ballkani Perëndimor përveç se është tërheqës për botën perëndimore si një rajon dinamik është atraktive edhe për Rusinë dhe Kinën. SHBA-ja, sipas Price është e interesuar për të qenë partnerja kryesore e Ballkanit Perëndimor.