
Darka e së premtes, salmon furre në salcë kremoze
Përbërësit
-300 g salmon i freskët;
-250 g spinaq i ngrirë;
-200 g djathë mocarela;
-250 ml krem pana për gatim;
-1 lugë gjelle koncentratë domatesh;
-1 lugë gjelle koncentratë perimesh;
-piper i zi i sapobluar;
-hudhër pluhur;
-vaj ulliri.
Përgatitja
- Në tavën ku do të pergatisim salmonin hedhim panën e kuzhinës, shtojmë koncentratën e domateve dhe i perziejmë mirë derisa të formohet një salcë ngjyrë rozë.
I japim shije me koncentratën e perimeve pluhur, piper të zi dhe hudhër të thatë të bluar duke vazhduar përzierjen. Nuk shtojmë kripë, pasi koncentrata e perimeve është mjaftueshëm e kripur. - Përhapim spinaqin e ngrirë në mënyrë të njëtrajtshme mbi tavë. Të njejtën gjë bëjmë edhe me djathin mocarela të prerë në feta.
- Sipër tyre vendosim copat e salmonit (nga 150g secili) të cilët i lyejme me pak vaj ulliri në siperfaqe.
- E pjekim tavën në furrë të parangrohur në 180°C per rreth 25 minuta, apo derisa spinaqi të ketë shkrirë dhe të jetë bashkuar me mocarelën.
- Përpara se ta servirim, e perziejmë pak salcën me pirun në menyrë që të gjithë përbërësit të bashkohen.
- Mund ta shoqeroni me makarona, oriz basmati, njoki apo edhe thjesht keshtu për një pjate pa karbohidrate.
Ju bëftë mirë!