
Danimarka, shteti i parë në Europë që heq të gjitha kufizimet anti-Covid
Danimarka bëhet shteti i parë i Bashkimit Evropian që nga 1 shkurti heq të gjitha kufizimet e vendosura kundër koronavirusit, pavarësisht numrit rekord të rasteve të të infektuarve me variantin Omicron.
Ky shtet skandinav edhe një herë po heq masën e mbajtjes së maskave, certifikatën e vaksinës, kufizimin e punës së bareve dhe restoranteve. Danimarka bëri një eksperimet duke hequr të gjitha kufizimet edhe në periudhën shtator-nëntor të vitit të kaluar.
Klubet e natës do të rihapen nga 1 shtatori dhe po ashtu një numër i pakufizuar i njerëzve mund të marrin pjesë në grumbullimet në ambiente të mbyllura.
Vetëm disa kufizime do të jenë në fuqi në kufijtë shtetërorë për udhëtarët e pavaksinuar që vijnë nga shtetet që nuk janë në Zonën Shengen.
Vendimi për të hequr kufizimet bëhet pavarësisht se Danimarka po raporton 40,000 deri 50,000 infektime ditore, shifra që përbëjnë pothuajse 1 për qind të popullsisë prej 5.8 milionë banorësh.