Danimarka do i dërgojë 300 të burgosur, sa milionë euro përfiton Kosova

Danimarka nënshkroi të mërkurën një marrëveshje me Kosovën për të sjellë 300 të burgosur në Kosovë si përpjekje për të reduktuar mbipopullimin në burgjet e Danimarkës. Të dy vendet ranë dakord fillimisht në dhjetor që vendi skandinav të marrë me qira 300 qeli burgu për një tarifë vjetore prej 15 milionë eurosh. Të burgosurit do të dërgohen në një burg në qytetin e Gjilanit, nga fillimi i vitit 2023. Popullsia e burgjeve në Danimarkë u rrit me gati 20 për qind që nga viti 2015 për të arritur në më shumë se 4,000 njerëz të burgosur në fillim të vitit 2021, duke e vendosur shkallën e kapaciteteve të burgjeve mbi 100 për qind, sipas të dhënave zyrtare.