
Dalin shifrat, sa ukrainas janë larguar për shkak të luftës
1.95 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina drejt Polonisë që nga fillimi i luftës.
Lajmi është konfirmuar nga agjencia e Gardës Kufitare Polake mëngjesin e sotëm.
Më shumë se gjysmë milioni njerëz tashmë janë larguar nga vendi për në destinacione të tjera, për t’ju shmangur luftës.
Ditën e djeshme, 60 mijë njerëz të tjerë kaluan kufirin, me një rënie prej 11 % që nga dita e martë.
Shumica e refugjatëve kanë shkuar në qytete të mëdha, duke përfshirë Varshavën, Krakovën dhe Wroclaw, të cilat po përjetojnë vështirësi në përballimin e fluksit të refugjatëve.
Popullsia në Ukrainë, para shpërthimit të luftës nga Rusia, ishte 44.13 milionë.