
Dalin rezultatet e provimeve me zgjedhje, më pak maturantë mbetës se vjet
Janë publikuar këtë të hënë rezultatet e provimeve me zgjedhje për maturantët.
Ministria e Arsimit në përpilimin e statistikave tregon se këtë vit në lëndën me zgjedhje 128 nxënës kanë marrë notën absolute, 10.00, që do të thotë 103 më pak se një vit më parë.
Me notë mbetëse janë vlerësuar 1,144 maturantë, shifër kjo më e ulët se ajo e vitit të kaluar me 1.886 që u vlerësuan me notën 4.
Statistikat, provimi me zgjedhje:
Matura 2022
Me note 10.00 – 128 maturante
Me note 4.00 (mbetes) – 1,144 maturante
Matura 2021
Me note 10.00 – 231 maturante
Me note 4.00 (mbetes) – 1,886 maturante
Matura 2020
Me note 10.00 – 252 maturante
Me note 4.00 (mbetes) – 494 maturante
Këtë vit, nxënësit kanë shprehur pakënaqësi me provimin e lëndës me zgjedhje, kryesisht për provimin e biologjisë pasi thonë se kishte pyetje dhe ushtrime që nuk janë trajtuar aspak gjatë tre viteve të gjimnazit.
*Tibo News.