AlbanianEnglish

Dalin në treg kartëmonedhat e reja

Duke filluar nga dita e sotme, do të nisë qarkullimi i kartëmonedhave të reja, atyre 500 dhe 2000 lekë.

Në dizajnin e kartëmonedhave nuk do të ketë ndryshime të mëdha, pasi figurat në to do të mbeten Ismail Qemali dhe Mbreti Gent.

Megjithatë, do të ketë disa ndryshime në lidhje me ngjyrën e letrës dhe hapësirën mes tyre.

Ndryshimi i këtyre kartëmonedhave u paralajmërua më herët në dhjetor të vitit të kaluar.

Lajmin e ka bërë me dije guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, përmes një deklarate për mediat.

 

You don't have permission to register