
Dalin fotot e të dyshuarit për vrasjen e ish kryeministrit japonez
Bota u trondit sot nga vrasja e ish kryeministrit të Japonisë Shinzo Abe. Ai po mbante një fjalim politik para se të qëllohej nga një person, i cili u arrestua menjëherë nga policia, ndonëse kjo nuk mundi të rikthente në jetë ish kryeministrin.
Personi që dyshohet të ketë qëlluar është identifikuar nga mediat japoneze si Tetsuya Yamagami 41 vjeç, banor i qytetit Nara.
Ai raportohet të jetë ish anëtar i Forcave Detare të Vetëmbrojtjes së Japonisë, marinës së vendit, por ministria e mbrojtjes nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë.
Media japoneze NHK raporton se Yamagami i ka deklaruar policisë së ishte i pakënaqur me Abe dhe se donte ta vriste.
I dyshuari tani ndodhet në paraburgim. Dëshmitarët okularë kanë treguar se kanë parë të dyshuarin duke mbajtur një armë në duar me të cilën e ka qëlluar dy herë Shinzo Aben-n nga pas.
Fotot e publikuara tregojnë se arma e përdorur nga 41 vjeçari ishte e improvizuar.
Është e paqartë se si sulmuesi mori vesh paraprakisht për pjesëmarrjen e Abe në zonë, pasi vizita e tij u konfirmua mbrëmë vonë.
Ish kryeministri i Japonisë qëllohet për vdekje duke mbajtur fjalim
*Tibo News