“Daily Star” shkruan për plazhet shqiptare: Rivalizojnë Maldivet
‘Daily Star’ në një botim të fundit i ka kushtuar vëmendje plazheve të Shqipërisë, duke i krahasuar ato me të Greqisë dhe shkruan se ato rivalizojnë Maldivet e famshme.
Riviera Shqiptare sipas ‘Daily Star’ mund të rivalizojë edhe Bregun e Amalfit në Itali ose ishujt grekë falë detit me ujë të kristaltë dhe rërës së bardhë.
Kjo media britanike i bën thirrje turistëve sidomos atyre britanikë të vizitojnë zona shumë të bukura dhe më e rëndësishmja me një kosto të ulët.
Një nga vendet që sugjerohet është Ksamili që e krahason me Karaibet. Qyteza ndodhet në jug të Shqipërisë ku ndodhet edhe Parku Kombëtar i Butrintit dhe ka gjithçka që një vizitor mund të kërkojë nga pushimet. Për të parë ishujt e Ksamilit udhëtarët mund të udhëtojnë me varka të vogla.
Për ata që akomodohen në hotel dhe vila çmimet janë mjaft të përballueshme. Ksamili nuk është i vetmi qytet i mrekullueshëm për të shijuar Rivierën Shqiptare.
Vlerëson edhe qytetin e Sarandës, plot me shëtitore, ballkone me dhe klube nate buzë detit.
Për median britanike parajasa mbi tokë është ‘Palasa’,e cila ndodhet pranë Dhërmiut që njihet për rërën e bardhë, restorantet dhe baret relaksuese buzë plazhit.
Linku i plotë i artikullit këtu.