Daily Mail, artikull dedikuar fshatit shqiptar: Perla e fshehur e Europës

“Një çift udhëtarësh kanë zbuluar një parajsë të fshehtë” kështu e nis artikullin “Daily Mail” dedikuar bukurive të fshatit bregdetar, Dhërmi, ku e cilëson  si perla e fshehur e Evropës.

Blogerët e udhëtimeve Scott dhe Sal, nga Britania e Madhe, dokumentuan qëndrimin e tyre në Dhërmi, të cilin e quajtën të nënvlerësuar dhe ”Balin evropian”.

Dhërmiu është pak më shumë se tre orë me makinë në jug të Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, dhe ka pesë kilometra vijë bregdetare mahnitëse të mbushur me bare plazhi dhe resorte të jashtëzakonshme.

Ndodhen dy seksione, gjysma e sipërme, ku shtrihet qyteti i vjetër, ndërsa gjysma e poshtme është vendi ku ndodhet plazhi, restorantet dhe hotelet.

Shqipëria po hyn tashmë në muajt e saj të verës duke e bërë atë një destinacion perfekt për t’u larguar nga i ftohti dimëror.