
Daçiç: Serbia nuk do të pranojë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç tha se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe nuk do të pranojë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së. Gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së kërkoi zbatimin e plotë të rezolutës së Këshillit të Sigurimit, duke thënë se ose duhet të pezullohet ose të respektohet.
Ai foli edhe për zgjedhjet e organizuara në veri të Kosovës, duke i cilësuar jo demokratike.
Sipas tij, paraprakisht duhet që përgjegjësitë e marra para 10 viteve për themelimin e asociacionit, të përmbushen, në të kundërtën nuk do të ketë asnjë marrëveshje.