
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi ‘thyejnë’ rrjetin
Besoj edhe ju e keni vënë re se çdo postim në Instagram mban një fotografi tashmë, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Ikonat e futbollit për herë të parë, janë shfaqur në një reklamë të përbashkët për një bashkëpunim me Louis Vuitton.
Për t’iu shmangur diskutimit të përjetshëmse kush është futbollisti më i mirë, ata kanë ndërruar lojën. Legjendat e futbollit shfaqen në një valixhe luksoze LV që duket si lojë shahu.
“Fitorja është një gjendje shpirtërore,” – shkruajnë ata.
“Lionel Messi x Cristiano Ronaldo – nuk do të ketë më kurrë diçka të tillë. Jini mirënjohës që i keni parë,” shkruajnë njerëzit në Twitter.
This photo has…
• 1,814 apps
• 12 Ballon d'Ors
• 70 trophies
• 1,604 goals
• 581 assistsLionel Messi x Cristiano Ronaldo — there will never be anything like this ever again. Be thankful to have watched them 🐐🐐 pic.twitter.com/sIjQsy80Yf
— UtdFaithfuls (@UtdFaithfuls) November 19, 2022
Tifozët dëshirojnë që këtë botëror të ketë finale ëndrrash, mes Portugalisë dhe Argjentinës, pasi shumë prej tyre duan të shikojnë për herë të fundit edhe “vallëzimin” mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, ndoshta edhe për t’i dhënë edhe përgjigjen pyetjes se ‘Kush është më i mirë në histori Messi apo CR7?’.