
Ç’po ndodh orët e fundit në Ukrainë?
Luftimet intensive po zhvillohen në periferi të kryeqytetit ndërsa Moska përpiqet të kapë objektivin e saj kryesor, Kievin. Inteligjenca britanike thotë se pjesa më e madhe e forcave ruse janë brenda 25 km nga qendra e kryeqytetit ukrainas. Zyrtarët ukrainas kanë frikë se rusët mund të përgatiten për të nisur një sulm në shkallë të gjerë.
Sirena dhe shpërthime janë dëgjuar në shumë qytete të tjera anembanë Ukrainës, ndërsa trupat ruse përpiqen të rrethojnë objektivat kryesore. Qyetatrët e rrethuar në Kharkiv, Mariupol, Mykolaiv dhe Sumy kanë duruar granatime të pamëshirshme, si dhe temperatura të ulëta, pa energji dhe pak ushqim ose ujë. Në Mariupol, një xhami, ku ishin strehuar më shumë se 80 të rritur dhe fëmijë, u bombardua nga forcat ruse, thonë zyrtarët ukrainas.
Qindra banorë kanë dalë në rrugët e qytetit juglindor të Melitopolit për të protestuar kundër rrëmbimit të kryetarit të Bashkisë së Melitopolit të tij nga forcat ruse. Presidenti i Ukrainës Zelensky kërkoi lirimin e tij të menjëhershëm dhe akuzoi rusët për “kalim në një fazë të re terrori”.
Liderët e Francës dhe Gjermanisë kanë zhvilluar një raund tjetër bisedimesh telefonike me presidentin rus Putin. Ata ishin në kontakt më parë të enjten, kur Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz kërkuan një armëpushim të menjëhershëm nga Rusia. Moska ka refuzuar thirrje të tilla.
Konflikti tani ka bërë që 2.5 milionë ukrainas të ikin në vendet fqinje. Polonia thotë se më shumë se 1.6 milionë njerëz kanë ikur atje, ndërsa Moldavia thotë se ka arritur në kapacitetin e saj maksimal për të përballuar refugjatët.