Ç’po ndodh në Durrës? Rriten krimet nga persona me probleme të shëndetit mendor

Qarku i Durrësit rezulton me më shumë krime nga autorë- persona me probleme të shëndetit mendor, për të cilat thuhet se janë rritur ndjeshëm. Vetëm brenda nj muaji dy qyetarë mbetën viktima të sulmit prej tyre.

Gjithashtu kujtojmë rastet e fundit ku një person i njohur për probleme të shëndetit mendor vrau fqinjin e tij për një vend parkimi, në Kavajë djali rrahu për vdekje të ëmën, dhe në Shijak, një tjetër mori peng të atin.

Situata për ekspertët është tejet shqetësuese dhe sipas tyre trajtimi dhe ndihma e duhur ndaj personave me probleme të shëndetit mendor, por edhe trajnimi i familjarëve dhe komunitetit për t’u përballur me këto situata janë thelbësore për parandalimin e ngjarjeve të tilla.

Kjo pasi rezulton se kryesisht individët që kanë kryer krime dhe vrasje kanë qenë në momente që mund ta kenë ndërprerë trajtimin. Ekspertët gjithashtu theksojnë se nevojiten qendra të specializuara për këta persona që nëse nuk trajtohen kthehen në rrezik për vetën e tyre, familjen dhe komunitetin ku jetojnë.

Ndërkaq, një tjetër fenomen si vetëvrasjet po kthehen në rrezik, 40 persona u vetëvranë gjatë vitit të shkuar vetëm në Durrës, ndërsa për tre vite 133 persona tentuan t’i japing fund jetës së tyre.