Covid si gripi? Masat që do heqë Britania nga 24 marsi

Nga 24 marsi, personat që rezultojnë pozitivë në testin e Covid nuk do të izolohen më për pesë ditë.  Ky është vendimi që ka marrë qeveria e Britanisë me kryeminsitrin Boris Johnson i cili ka njoftuar se plani do të publikohet i plotë më 21 shkurt.

Qeveria britanike hoqi shumicën e kufizimeve të mbetura anti Covid që muajin e kaluar. Maskat e fytyrës nuk janë më të detyrueshme në asnjë vend të Britanisë, përveçse në transportin publik të Londrës.

Certifikatat e vaksinimit për të hyrë në klubet e natës dhe eventet në shkallë të gjerë janë anuluar gjithashtu si kërkesa, siç ishte edhe këshilla zyrtare për të punuar nga shtëpia.

Vendimet vijnë në mes të një rënie të infeksioneve të reja dhe pacientëve COVID-19 të shtruar në spitale në Britani që nga fillimi i janarit, kur varianti shumë i transmetueshëm Omicron çoi rastet ditore me Covid në më shumë se 200,000

Numri mesatar i infeksioneve ditore aktualisht është duke lëvizur në rreth 64,000, më i ulëti i regjistruar që nga mesi i dhjetorit.

Ekspertët shëndetësore e  kanë vlerësuar programin përforcues të qeverisë për parandalimin e rritjes së rasteve të nxitura nga Omicron.

Qeveria thekson se po planifikon të kalojë nga kufizimet ligjore në masa këshilluese dhe ta trajtojë tashmë koronavirusin më shumë si grip.