
Covid rrezik për trurin edhe pas dy vitesh nga infektimi
Rreziku ndaj çrregullimeve të trurit dy vjet pas infektimit me koronavirus është i mundshëm. Këtë ka treguar një studim i botuar në revistën Lancet Psychiatry.
Studiuesit duket se kanë hedhur dritë mbi aspektet afatgjata neurologjike dhe psikiatrike të virusit.
Analiza, e kryer nga studiues në Universitetin e Oksfordit dhe duke u mbështetur në të dhënat shëndetësore nga më shumë se 1 milion njerëz në mbarë botën, zbuloi se ndërsa rreziqet e shumë çrregullimeve të zakonshme psikiatrike u kthyen në normalitet brenda disa muajsh, njerëzit mbetën me rrezik në rritje ndaj çmendurisë, epilepsi, psikozë dhe defiçit kognitiv, dy vjet pas kontraktimit të Covid.
Të rriturit dukej se ishin në rrezik të veçantë ndaj defiçitit kongnitv, një ankesë e zakonshme midis të mbijetuarve të koronavirusit.
Gjetjet e studimit ishin një përzierje e lajmeve të mira dhe të këqija, Ndër aspektet qetësuese ishte shërimi i shpejtë ndaj simptomave si depresioni dhe ankthi.
Burimi: Washington Post.
*Tibo News