Covid prish modelin e paqes për kryeqytetin e Kanadasë

Pas 11 ditësh protesta të kamionistëve në kryeqytetin kanadez, për shkak të vaksinës së Covid dhe kufizimeve të tjera, Otava ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Disa protestues kanë shkatërruar monumentet kombëtare dhe kanë kërcënuar se do të prishnin edhe objekte të tjera. Situata ka shkaktuar polemika të shumta për shkak se Otava njihet globalisht si vendi model i paqes.

Kolona kamionësh u mblodhën në vendet si Alberta dhe British Columbia.

Demonstratat nisën pas një vendimi të kryeministrit Justin Trudeau i cili kërkoi vaksinim ndaj Covid të kamionistëve që kthehen nga SHBA-të. Situata duket kaotike edhe pse sondazhet kanë treguar se në përgjithësi qytetarët i mbështesin rregullat anti-Covid, si mbajtja e maskës dhe vaksinimi, gjithashtu edhe mbylljet e bizneseve.