Conference League, dyfishohen kapacitetet në Rinas

Aeroporti i Rinasit do të ofrojë dy herë e gjysmë më shumë kapacitet se në kushtet normale kur na ndajë vetëm 24 orë nga finalja e Conference League.

Lajmi u bë i ditur nga Drejtori ekzekutiv i Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj në një deklaratë për mediat nga aeroporti i Rinasit. Maksim Et’hemaj theksoi se për të menaxhuar situatën janë siguruar dy grupe operacionale, ku njëri do të merret me sigurinë dhe lëvizjen në qytet drejtuar nga Policia e Tiranës, ndërsa tjetri është vendosur te Alb Control ku do të merret me pritjen e pasagjerëve. Ndërkohë CEO i TIA-s Costandin von Albensleben ka deklaruar se sot TIA do të ketë 142 fluturime dhe nesër do të vijnë 176 avionë me 36 avionë që do të jenë me tifozë.