CNN: Shqipëria tërheq turistët amerikanë dhe europianë

Panorama mahnitëse e bregdetit shqiptar ka bërë që vendi ynë të kthehet në një nga destinacionet më të preferuar nga europianët dhe amerikanët, të paktën për këtë vit.

Kjo vjen edhe si pasojë e jehonës që mediat ndëkromëbtre i kanë dhënë Shqipërisë, duke promovuar bukuritë e vendit tonë, për pasojë interesi i turistëve është rritur edhe më shumë këtë vit.

Gjigandi mediatik CNN në një artikull kushtuar turizmit, ka marrë në intervistë disa agjenci turistike, të cilët kanë renditur 7 destinacionet e preferuara nga amerikanët dhe europianët për këtë sezon veror.

Në listën e vendeve, ku rënditet Italia, Greqia, Franca, Kroacia, Spanja e Portugalia, agjentët turistikë kane veçuar edhe Shqipërinë, më konkretisht Ksamilin.

Artikulli i plotë nga CNN këtu.

*Tibo News