CNN iu sugjeron amerikanëve Shqipërinë për pushime

Qytetarët amerikanë që duan të udhëtojnë në Europë, por ndërkohë duan të shmangin destinacionet me rrezik të lartë për shkak të Covid, kanë zgjidhje Shqipërinë.

Këtë shkruan prestigjiozja amerikane CNN, referuar udhëtimeve të amerikanëve dhe shmangies së rrezikut të infektimit me variantet e reja të Covid. Përveç Shqipërisë, listohen edhe vendet si Kosova, Armenia, Bosja e Hercegovina.

Për të tretën javë radhazi, Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve nxjerr listën e vendeve me kategoritë e rrezikut me disa nivele, ku Shqipëria listohet në nivelin 3.

Asnjë destinacion i ri nuk është futur në kategorinë e nivelit 4 të rrezikut për udhëtimet.

Në fakt, shtatë destinacione në Azi dhe Karaibe u zhvendosën në kategorinë me rrezik më të ulët të CDC-së për udhëtime gjatë pandemisë, që është Niveli 1.

Pjesa më e madhe e Evropës mbeti e vendosur në Nivelin 4. Britania vijon të jetë në nivelin 4 që nga korriku i vitit 2021, që do të thotë rrezik i lartë për qytetarët.

CDC cakton një destinacion me rrezik të Nivelit 4 kur më shumë se 500 raste për 100,000 banorë janë regjistruar në 28 ditët e fundit.

*Artikulli i CNN, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tibo News.