Çmimi i ujit nuk do rritet, ERRU: Metodologjia e re nuk i prek tarifat

Çmimi i ujit për konsumatorët shqiptarë nuk do të rritet. Këtë ka sqaruar përmes një deklarate për mediat Enti Rregullator i Ujit.

Pas publikimit në media të disa lajmeve ku flitej për miratimin e një metodologjie të re dhe propozimet për rritje të çmimeve të ujit, ERRU thekson se metodologjia nuk ka të bëjë aspak me një rritje të pritshme të çmimit të ujit. Por me rritjen e cilësisë së shërbimeve, mbrojtjes së interesave të konsumatorëve dhe përmirësimin e performancës së sektorit UK.

“Theksojmë faktin se, në zbatim të Metodologjisë se vendosjes së tarifave, ERRU shqyrton propozimet e shoqërive ujësjellës kanalizime për çmime (tarifa) të reja për konsumatorët. ERRU analizon këto propozime bazuar në kritere të sakta. Së pari, që kostot e shërbimeve që paraqet shoqëria duhet të jenë të justifikuara, dhe së dyti tarifat duhet të jenë të përballueshme nga konsumatorët”, thuhet në një pjesë të deklaratës.

Nëse i duhen propozuar ose jo ERRU-së tarifa të reja për konsumatorët, kjo është në vullnetin e shoqërisë në konsultim me Këshillin Administrativ dhe bashkinë përkatëse që të vendosin, sqaron ERNuRU.