Çmimi i karburantit ndryshon dy herë në 24 orë

Për 24 orë, çmimi i karburantit ulet dy herë.

Bordi i Transparencës e uli me 2 lekë cmimin e naftës, duke e çuar cmimin në treg 237 lekë për litër.

Benzina pësoi një ulje me 3 lekë, duke e çuar cmimin në 196 lekë për litër.

Gazi nuk ka ndryshuar, ndërsa do të tregtohet me 66 lekë.

Bordi i Transparencës thotë se ndryshimi në çmimet e ulura në bursë të cilat u reflektuan në ulje dy herë në 24 orë në vendin tonë.

Çmimet e reja të shitjeve, do qëndrojnë të pandryshuara deri në mbledhjen e ardhshme të bordit të transparencës.

*Tibo News