Çmimet e kafesë ekspres në Europë, Tirana më e lira

Sa kushton një kafe ekspres në Europë?

Ka një diferencë çmimi prej 3.30 eurosh mes ekspresit më të shtrenjtë dhe atij më ekonomik. Studimi vjen nga revista gjermane Travelbook, që analizoi çmimet në 42 qytete të Kontinentit të Vjetër. Në Europë, çmimet e kafesë ndryshojnë (madje shumë) nga një kryeqytet në tjetrin. U analizuan dhe krahasuan më shumë se 400 menu në 42 qytete. Në Kopenhagën, Paris, Oslo apo Bruksel, një ekspres mund të kushtojë edhe 4 euro. Sa më në lindje, apo në jug të shkoni, aq më i ulët është çmimi i një filxhan kafeje.

Çmimi i një kafe ekspres është veçanërisht ekonomik në Gadishullin Ballkanik apo atë Iberik. Danimarka është vendi ku kafeja kushton më shtrenjtë në Europë, mesatarisht, 4 euro. Një filxhan kafeje në Tiranë ka çmimin më të mirë, mesatarisht 0.70 cent, pra 3.30 euro më pak se në Kopenhagën, kryeqyteti i “kafesë së shtrenjtë”.