Çmimet e bulmetit, reagon Autoriteti i Konkurrencës

Autoriteti i Konkurrencës ka reaguar pas deklaratave të prodhuesve të bulmetit për rritjen e çmimit të produkteve nga disa ndërmarrje, duke njoftuar se ka nisur monitorimi në terren me qëllim evidentimin nëse ky njoftim do të zbatohet në tregun e shitjeve me pakicë dhe nëse kjo sjellje është abuzive dhe si rrjedhim në shkelje të ligjit për mbrojtjen e konkurrencës.

“Duke ndarë të njëjtin shqetësim për rritjen e çmimit të produkteve të bulmetit nga ndërmarrjet në fjalë, Autoriteti po monitoron në terren me qëllim evidentimin nëse ky njoftim do të zbatohet në tregun e shitjes me pakicë dhe, mbi të gjitha, nëse kjo sjellje është abuzive e si rrjedhim në shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Autoritetit i Konkurrencës sqaron se “shkelja e ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës” përbën kundërvajtje administrative dhe sanksionohet me gjobë, në masën deri në 10 për qind të xhiros së vitit financiar paraardhës të ndërmarrjeve të përfshira në marrëveshje të paligjshme”.

*Tibo News