
Çmenden japonezët pas fitores kundër Spanjës
Japonia shpërtheu në lot dhe brohoritje pas fitores me rezultatin 2-1 kundër ekipit të Spanjës me tifozë të cilët festuan në mënyrë të çmendur rrugëve të Dohës në Katar dhe të tjerë në Tokyo.
Atmosfera festive përfshiu tifozët japonezë në vende të ndryshme në botë teka në këtë kampionat më herët kombëtarja Japoneze mundi edhe Gjermaninë.
Skuadra përfundoi në krye të Grupit E për të arritur në 16-shen më të mirë , një fazë kjo ku ato ishin skualifikuar tri herë më parë.
Japonia do të përballet me Kroacinë në ndeshjen e radhës për të siguruar një vend në çerekfinale.
Festimet e tifozëve që nuk e fshihnin krenarinë kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit në Tokyo me qytetarë që këndonin dhe brohorisnin.
Ndjenja e triumfit u ngrit edhe në lartësitë politike në Japoni, me kryeministrin Fumio Kishida i cili u shpreh për gazetarët se fitorja ishte “historike”.
Ai telefonoi trajnerin japonez dhe presidentin e Federatës së Futbollit për t’iu përcjellë urimet e tij.
*TiboNews